Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë ditë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të Durrësit, ku një person është mbytur. Viktima është identifikuar si një burrë i moshës 50-vjeçare.
Trupi i pajetë i 50-vjeçarit është transportuar në morgun e Durrësit, ku do të kryhen procedurat e nevojshme të autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të sqaruar arsyet që çuan në këtë tragjedi. Hetimet janë në vazhdim për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të ofruar një raport të plotë mbi incidentin