Mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Orikumit një shtetas 32-vjeçar ka aksidentuar një 46-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.
I aksidentuari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që u përplas nga mjeti i 32-vjeçarit.
Policia ka arritur të arrestojë drejtuesin e mjetit i cili shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.