Mbrëmjen e sotme është raportuar një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje 52-vjeçare. Shtetasi i identifikuar me iniciale D.C ka aksidentuar shtetasen, Y.C, duke i shkaktuar vdekjen.
Bëhet me dije se policia ndopdhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.