Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem të Shkodrës, ku një 63-vjeçar është gjetur i vdekur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku viktima është gjetur i pajetë në anë të një rruge nga disa banorë të fshatit Sipas policisë, ai ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, megjithatë grupi hetimor do të zbardhë më shumë detaje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në fshatin Golem, në anë të rrugës së këtij fshati, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit R. A., 63 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.