Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gramsh, teksa një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga.
Policia ka njoftuar se dyshohet që i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij, të cilën po ashtu e ka dhunuar fizikisht. Po ashtu, raportohet se ai është arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa 36-vjeçari do qëndrojë në qeli.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.