Të gjithë prindërit do mund të marrin kartelat e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç nëpërmjet aplikacionit e-Albania.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se nuk do jetë më e nevojshme që të paraqiteni pranë qendrave shëndetësore për të marrë këtë dokument, që është i detyrueshëm për regjistrimin në klasë të parë të fëmijëve. Rama u shpreh se kartela e vaksinimit mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla.
Postimi i Ramës:
Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania🧑🏻💻👩🏻💻👨💻📲
🏫Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç🤝🇦🇱
👩💻I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija 🧑🏻💻👩🏻💻👨💻📲
🔗 Gjeneroni kartelën tuaj tani: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱