Shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç, është vetëdorëzuar sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 17:00, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”.
Goxhara ka dorëzuar edhe armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale.
Ngjarja kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe medieve ditën e djeshme, dhe sot, në përputhje me procedurat ligjore, materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetime të mëtejshme.
Hetimet do të fokusohen në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë për këtë incident. Autoritetet janë angazhuar për të siguruar që procesi ligjor të ndjekë hapat e duhur dhe të sigurojë drejtësi për ngjarjen e ndodhur.