Avokati i Safet Bajrit ka reaguar, pasi ky i fundit u thirr mbrëmjen e djeshme në komisariat, si i dyshuar për lidhje me atentatin e ndodhur 2 javë më parë në Vaun e Dejës ku është qëlluar drejt një automjeti tip ‘Audi’ të blinduar.
Për shkak se janë këqyrur disa kamera sigurie, policia kishte dyshime se atentati ka pasur në shënjestër mjetin e Safet Bajrit ndaj dhe makina është kontrolluat. Bajri ka qëndruar pak momente në polici dhe më pas është lënë i lirë.
Ndërkohë në një reagim për mediat avokati Sokol Tahiraj ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët për sa i përket shoqërimit në polici.
“Ai është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lire. Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat. E përgënjeshtroj lajmin me qëllim mos përbaltjen e emrit te klientit tim”– tha avokati.