35-vjeçari me inicialet S. M., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fostoksinë në banesën e tij në fshatin Morave.
Ai është transportuar menjëherë në spital, ku është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia raporton se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.