Katër persona janë arrestuar në Ksamil, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, pasi janë përfshirë në një aksident. Ata janë përplasur me dy makinat me të cilat udhëtonin dhe kjo ka nxehur gjakrat mes tyre, duke degraduar konfliktin deri në përplasje fizike.
Policia njofton se gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, u gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasit A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 25.07.2024, në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.
Stacioni i Policisë Orikum referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin A. Q., 65 vjeç, banues në Dukat, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. Gj., 64 vjeç, banues në Dukat, se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për disa tuba uji të vendosura në pronën e shtetasit A. Q., në fshatin Dukat. Shtetasi P. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.