Mijëra peshq të ngordhur ‘mbuluan’pushtuan’ sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë.
Në pamjet e publikuara në mediat greke dhe rrjetet sociale mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit, teksa ekspertët pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.
Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe nuk kanë janë përshtatur me ujin e kripur të detit.
Ekspertët vlerësojnë se do të duhen të paktën shtatë ditë punë të vazhdueshme, në mënyrë që imazhet tragjike që u panë në Volos, t’i mbesin të shkuarës.
Shtatë anije të mëdha peshkimi mëngjesin e së mërkurës (28/08) nisën mbledhjen e peshqve të ngordhur nga zona detare e Volos, pas një marrëveshjeje mes peshkatarëve dhe Rajonit të Thesalisë.
Në ditën e parë të operacionit të koordinuar janë grumbulluar gjithsej 57 tonë peshq të ngordhur, të cilët janë dërguar për djegie në një kompani në Larisa.
Peshqit e ngordhur janë kudo dhe janë përhapur në të gjithë gjirin. Anijet e peshkimit janë në lëvizje të vazhdueshme për të mbledhur sasitë e mëdha deri në mesin e javës së ardhshme.