Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lushnja e cila prej 3 vitesh endej dyerve të institucioneve për të strehuar motrën e saj e cila vuan nga probleme të spektrit autik.
Kjo e fundit qëndronte me prindërit derisa ata ndërruan jetë, ndërkohë prej 3 vitesh ka mbetur e vetme, ndaj është detyruar të vijë e motra e cila jeton me familjen në Greqi.
Mimoza Sterkaj ka treguar për gazetarët se askush s’po e dëgjon kërkesën e saj.
Ndaj është detyruar të vijë te Fiksi. “Kam shkuar në Bashkinë Lushnje më kanë thënë do e çojmë në Berat, kam shkuar në Berat dhe ato më thanë se askush nuk ka komunikuar me ta dhe kështu unë s’po gjej zgjidhje thotë Sterkaj.
Fiksi solli me zë dhe figurë gjithë kalvarin e zonjës e cila në Bashkinë Lushnje i thonë se duhet të shkosh në Berat. Mimoza shkon në Berat edhe në Shërbimin Social Shtetëror edhe në Bashkinë Berat dhe në të dyja institucionet i thonë se nuk ka folur askush me ta për të motrën.
Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Shërbimin Social të Bashkisë Lushnje , përgjegjësja e të cilit tha se procedurat po bëhen që e sëmura të shkojë në Berat.
Por kjo nuk rezultoi e vërtetë sapo gazetarët u larguan motra e të sëmurës u lajmërua se do shkonte drejt qendrës së Zhvillimit në Shkodër.
Bashkia Lushnje nuk u përgjigj as me transportin për Shkodër, këtë gjë e bënë gazetarët e Fiksit.
” Ju bëtë për 3 ditë atë që nuk bëri shteti për 3 vite, u jam mirënjohëse gjithë jetën” tha Mimoza për gazetarët e Fiksit