Gazment Bardhi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt.
Kreu i Grupit të PD-së është thirrur në SPAK në orën 15:00. Bardhi ka zbuluar SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.
Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.
Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në një nga SMS-të dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.