Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Elbasan deputetët e Grupit Parlamentar të PS-së. Teksa ky ishte një takim i planifikuar ajo që ra në sy ishte një banderolë e veçantë e vendosur në hyrje të ambienteve ku do të zhvillohet mbledhja.
Në ilustrimin në banderolë shihet kryeministri i cili rrethohet nga një numër i lartë qensh “të tërbuar”, ndërsa në fund të saj shkruhet: “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë.”
Ndërkohë që sa i përket takimit do të ketë disa sesione, ku janë parashikuar të flasin krerët e komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Endri Fuga.