Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i cili ishte në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.
Henerigert Mitri ishte me detyrë shef i Sektorit të Analizës së Riskut, në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike.
Bisedat në ‘Sky ECC’ zbardhën aktivitetin e Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.
Mitri dyshohet se bashkë me persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Bazuar në hetimet e SPAK, dyshohet se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Në kohën kur u shpall në kërkim nga SPAK, Mitri mbante funskionin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndaj tij, GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.