Nis seanca në GJKKO për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, paraqitet porositësi, Leonard Duka. Kështu Duka paraqitet për herë të parë në gjyq, pasi më 2 gusht u ekstradua nga Belgjika. Seanca e sotme nuk kaloi pa incident, teksa ka qenë mamaja e të ndjerit Santiago Malko, e pranishme në sallën e gjyqit, që ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit
Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?
Duka është shprehur se kërkon më shumë kohë të njihet me aktet dhe dot japë deklarime një herë tjetër, ndërsa prokurori e a kundërshtuar këtë kërkesë.
Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.
Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.
Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.
Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.
Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.
Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.
Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.
Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.