Një sasi rekord droge është kapur në Milano të Italisë, ku u gjetën 142 kg kokainë brenda katër makinave të parkuara në parkingun e varrezave.
Ky është rezultati i operacionit të kryer nga Karabinierët e Vimercate, i cili çoi në arrestimin e dy personave në zonën Agrate, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 37 vjeç.
Ndërkohë, një shqiptar i tretë u arrestua teksa lëvizte me një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramësh kokainë, e cila u sekuestrua duke e çuar në total mbi 200 kilogramë kokainë një vlerë të paçmueshme në treg.
Në kuadër të të njëjtit operacion, u kryen kontrolle brenda banesave të të arrestuarve, ku u gjetën para, të cilat u sekuestruan bashkë me kokainën dhe mjetet e shqiptarëve.
Nga një vlerësim i përafërt shkruajnë mediat italiane, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro.