Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Vendimi i tij u bë i njohur një ditë para mbledhjes së planifikuar të Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.
Në pritje të emërimit të një drejtori të ri, pozita do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga. Bizhga, i cili deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale në Departamentin për Sigurinë Publike, do të përkohësojë këtë funksion deri në emërimin e pasardhësit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pritet të mbajë një komunikim me mediat të premten për herë të parë që nga emërimi i tij në këtë post.
Gjatë këtij komunikimi, ai do të bëjë publike ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë mbetur pa autor.