Një 92-vjeçar me inicialet Q. G. është gjetur në ujërat e lumit Osum, pas një njoftimi nga djali i tij që kishte raportuar për largimin e të atit nga shtëpia.
Rasti ndodhi rreth orës 19:00 dhe, vetëm 30 minuta më vonë, policia arriti të gjente dhe të nxirrte të moshuarin nga uji.
Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet po hetojnë rreth rrethanave të largimit të tij.