Ka ndërruar jetë papritur një 58-vjeçare ditën e sotme teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.
Bëhet me dije nga informacioni i policisë se 58-vjeçari, i cili ishte shofer i autoambulancës në spitalin e Shkodrës ishte duke qëndruar në një lokal në afërsi të spitalit në momentin kur ndodhi ngjarja.
Dyshimet e para të policisë janë se e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e arrestit kardiak.
Informacion paraprak
Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.