Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku efektivi Erion Goxhara plagosi Lorenc Kostën.
Në dosjen hetimore të prokurorisë, rezulton se pasi 45-vjeçari u qëllua 6 herë nga polici, ka telefonuar një koleg të tijin.
Ky i fundit është marrë në pyetje nga policia duke treguar se Goxhara e kishte telefonuar duke i thënë se ishte qëlluar me amë.
“Rreth orës 13:55 Lorenc Kosta më ka telefonuar duke më thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Shkova në vendngjarje menjëherë e pyeta si është ndërsa Lorenci më tha se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë”, tha miku i tij.
Po ashtu sipas nipit të policit Erjon Goxhara, i cili gjithashtu është pyetur nga grupi hetimor, daja i tij ka qenë të rënduar psikologjike.
“Ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten”, ka dëshmuar shtetasi L.B
Grupi hetimor ka sekuestruar edhe videon që autori Erjon Goxhara i ka nisur përmes aplikacionit Whatsapp kunatit të tij, po ashtu punonjës policie, pasi plagosi Lorenc Kostën, ku në pamje ai duket i shtrirë në trotuar dhe i gjakosur.
Nga hetimet rezulton se kunati i Goxharës, ti jetë përgjigjur rreth 30 minuta më vonë, “Ça është kjo se s’po e kuptoj…”.