Monika Kryemadhi duket se është në ndjekje të gjurmëve të bashkëshortit të saj, me të cilin është në proces divorci në Gjykatë.
Deputetja e Partisë së Lirisë, duket se i ka hyrë palestrës.
Në një foto të publikuar në Instagram, ajo është shfaqur në palestër së bashku me të bijën, Borën.
“Një nga momentet më të mëdha në jetë është të kuptosh se dy javë më parë trupi yt nuk mund të bënte atë që sapo bëri”, ka shkruar Kryemadhi, e pashqetësuar për zhvillimet e fundit në politikë.
Monika Kryemadhi ka zgjedhur të fokusohet tek palestra, teksa javën tjetër, më 6 Tetor, Partia Demokratike ka lajmëruar edhe protestën kombëtare, si reagim për dënimin e Salianjit, teksa akuzon qeverinë.