Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesi ne djeshëm në Tiranë, nga i cili sot në spital vdiq një 18-vjeçar.
Mësohet se viktima është 18-vjeçari Arlis Troplini, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal, duke marrë plagë të rënda. Ai ishte i shtruar në spital, por mëngjesi ne sotëm ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, mësohet se ai është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i restorantit ‘Troplini’ që ndodhet në zonën e Vollgës në Durrës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.