Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit mesditën e sotme 32-vjeçari Shpëtim Kraja, i cili u ekstradua nga Franca.
Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, në fshatin Arrameras ka qëlluar me armë drejt dy efektivëve të policisë, të cilët i kërkuan të ndalonte makinën. Po ashtu ai akuzohet si bashkëpunëtor në të paktë 5 raste grabitjeje.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.