Tre kushërinj janë plagosur me armë zjarri në Thumanë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve për mediat bëhet fjalë për Ardian Sela, Fatos Sela dhe Feim Sela. Ky i fundit, sipas është polic në Thumanë.
Feimi dhe Ardiani janë transportuar për te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa Fatosi është në spitalin e Lezhës.
Shkak i sherrit dyshohet se janë konfliktet për pronën, raporton gazetarja.