Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi kishin kthyer në serë kanabisi një ish-dyqan mobiljesh në.
Shqiptarët Altin Laskaj, 30-vjeç dhe Kristjan Begu, 33-vjeç, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit, kur u paraqitën në gjykatë nga paraburgimi javën e kaluar. Policia bastisi ambientet e zbrazëta të ish-dyqanit të mobilerisë më 15 janar të këtij viti.
“Të hënën, më 15 janar 2024, në vendngjarje shkuan efektivë të policisë pas marrjes së informacionit. Dyqani i mobiljeve, i pashfrytëzuar, duket se ka qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Policia ndoqi derën e pasme të lokalit dhe zbuloi një erë të fortë kanabisi brenda”, thanë zyrtarë të prokurorisë, në seancën që u mbajt në 24 shtator.
Sipas prokurorit, oficerët kontrolluan ambientet dhe gjurmuan Laskajn dhe Begun teksa ata u përpoqën të ngjiteshin në katin e sipërm. Pas sigurimit të ndërtesës dhe një urdhër kontrolli, oficerët zbuluan 89 bimë, me vlerë midis 200 dhe 600 £ secila, me një vlerë totale prej 57,800 deri në 173,400 £.