Vijojnë të dalin të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila akuzon 5 zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit pas tërmetit.
Ata akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm me vlerë 353 milionë lekë. Bëhet me dije se masa “arrest me burg” është lëshuar ndaj: Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xhemile Uku (aktualisht masa e policisë së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), Elton Levonja ( ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), Edlira Ramaj (aktualisht specialiste në shërbimet e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).
Sipas organit të akuzave, këta persona kishin abuzuar me detyrën dhe nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.
“Nga hetimi hetimi se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblim për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për shërbimet, por në dosjet janë objekte të tjera, përfshihen dhe kasolle të derrave të lopëve,” citohet në njoftimin e Prokurorisë.
Ky institucion bëri me dije se krahas punonjësve të bashkisë, nën hetimin e tyre janë edhe 78 personat të cilët kanë qenë me zyrtarët për fondet e rindërtimit. Ata akuzohen për veprën penale të “mashtrimit”. Hetimet ndaj 5 të arrestuarve pas denoncimeve nga banorët e Rogozhinës, të cilët U ankuan se me proceset e verifikimit të dëmeve të tërmetit ishin bërë keq dhe se kishin përfituar persona të cilët nuk kishin pësuar dëme