Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.
“Foto e ditës”, është diçitura që kreu i qeverisë ka zgjedhur për ta shoqëruar këtë foto.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve kreu i ekzekutivit ka qenë në Nju Jork ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit për të Ardhmen. Më herët Rama është takuar me disa prej liderëve botëror, si presidentin turk, ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin ka zhvilluar dhe diskutime për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkërisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR.
Sipas Ramës, kjo e fundit do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.