Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka plagosur me thikë një italian.
Mësohet se shkak për plagosjen është bërë një debat banal mes tyre në një stacion autobusi në qytetin e Torinos. Sipas mediave italiane 32-vjeçari pasi e ka goditur me thikë 52-vjeçarin ka vijuar ta sulmojë sërish duke e goditur me këmbë në fytyrë.
I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shqiptari u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë. Nga hetimet e kryera u konstatua se italiani nuk e kishte njohur më parë 32-vjeçarin.