Një 28-vjeçar është rrëzuar për vdekje nga një pallat në ndërtim e sipër.
Ai ishte duke bërë punime në momentin e rrëzimit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën“Aleksandër Mojsiu”, në Tiranë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu Argjend Fejzullah ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.