Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Korçës.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit juglindor, ku një autobus ka përplasur një këmbësore. Mësohet se kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit. Fatmirësisht, gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.