Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 68-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 8-vjeçare.
Policia ka raportuar se sipas deklarimeve, i moshuari me iniciale P.L,. e ka zhveshur 8-vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Bëhet e ditur se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë në këndin e lojërave te shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.
Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.
68-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin.