Një 64-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka tentuar të djegë veten me benzinë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 11:10 të mëngjesit, kur shtetasi me iniciale Sh. M., banues në Ballsh, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit. Sipas informacionit paraprak, 64-vjeçari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka hedhur lëndë djegëse, konkretisht benzinë, mbi trupin e tij dhe ka tentuar të vetëdigjet.
Aktualisht, i lënduari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku është nën kujdesin e stafit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.