Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, më 2 shtator, në një lagje të Janinës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri.
Sipas raporteve të mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur studenti vizitoi gjyshen e tij në shtëpinë e saj. Pas gjetjes së një arme zjarri brenda shtëpisë, ai shkoi në tualet dhe qëlloi veten.
Motivet e këtij akti dhe origjina e armës që përdori i riu janë ende të panjohura. Policia dhe ambulanca arritën në vendngjarje dhe transportuan të riun në spital në gjendje kritike për jetën.
Aktualisht, nuk ka prova të tjera që sugjerojnë një aktivitet kriminal ose arsye të tjera për këtë ngjarje tragjike. Hetimet janë ende në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.