Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesi ne sotëm është futur në intubim, pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Ai ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, ku u dërgua për shkak të plagëve të marra në kokë dhe trup.
Raportohet se për shkak se një prej edemave në kokë është zmadhuar, mjekët e kanë futur në intubim dhe koma artificiale.
Mëngjesi u dhunua nga 3 persona pasi la fëmijën tij në kopsht, në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e cila ende nuk dihet përse ka ndodhur. Sipas dëshmitarëve okularë, avokai është goditur me doreza hekura në pjesë të ndryshme të trupit. Ata po ashtu kanë treguar se avokati ka tentuar të largohet, por është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar.
Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia, teksa ata kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele.