Një punonjës i policisë së burgjeve, është dhunuar gjatë orëve të vona të natës në zonën e Yzberishtit në Kryeqytet.
Momentalisht Arber.L , ndodhet në spitalin e traumës për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj tij.
Mësohet se punonjësit të policisë së burgjeve dhunuesit i kanë marrë edhe pistoletën e shërbimit.
Deri në këto momente ende nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje megjithatë policia po kryen hetime si po punon me hapjen e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e dhunimit të policit.