Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit e Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione.
Gjithçka nisi me bllokimin e Foltores, ndërsa depuetët e PD hodhën sende të forta në drejtim te kryetares. Ata kishin shkuar në sallë me skenar të mirëmenduar. Pasi thyen karriget, një copë druri, Gazment Bardhi e hedh në drejtim të Elisa Spiropalit.
Më pas, deputetët e opozitës morën karriget e tyre dhe i nxorrën jashtë sallës plenare duke u vënë flakën. Dy protagonistët ishin Flamur Noka e Bledion Nallbati. Noka nxori benzinën nga çanta e Elda Hotit dhe i hedh karrigeve, më pas i vënë flakën.
Pas djegies së karrigeve, opozita u kthye sërish në sallë dhe mbajti foltoren e bllokuar. Seanca u mbyll për 15 minuta, me një ndërprerje. Noka u përjashtua, ndërsa skenarët e kaosit nuk i ndali as pas djegies së karrigeve, duke shkulur mikrofonët në Kuvend.