Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në Memaliaj, i cili u gjet i pajetë në anë të një përroi.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Gjirkastrës Ardian Çipa tha se janë arrestuar 4 persona, si të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në 19 gusht.
Autorë të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim. Po ashtu, në pranga ra dhe djali i 71-vjeçarit, Bledar Ajdinim, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi kishte dijeni të plotë për ngjarjen, pro nuk e denoncoi.
Nga hetimet rezultoi se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, Faik Ajdinit, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes.
Më pas, 23-vjeçari në bashkëpunim me Skënder Ajdinin më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini janë përpjekur për të zhdukur provat e krimit.