Seanca parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione, flakë dhe përplasje fizike mes debutetësh dhe gardës.
Në seancën që zgjati jo më shumë se 20 minuta, deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve në Kuvend.
Në nisje të seancës deputetët e opozitës kanë gjuajtur në drejtim në kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali.
Në një moment kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka qëlluar me këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Spiropali.
Këmba e karriges ka rënë anash Spiropalit, ku më pas në mbrojtje të saj u vendos edhe një punonjës i Gardës.
Pas tensionit të krijuar, deputetët e opozitës morën karriget e tyre dhe i dogjën ato jashtë Kuvendit.