Edhe pse në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha vijon organizimin e protestave me deputetët e tij.
Para tubimit të paralajmëruar më 11 korrik, ai u është drejtuar me mesazhe të qarta Strukturave të PD, ku kërkon që më 11 korrik të dëshmojnë se janë shumicë politike.
“Tre ditët e ardhshme janë vendimtare për suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!
Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe anëtareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.
Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore! O sot o kurrë! Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, deklaron Berisha.