Teksa PD e Sali Berishës po përgatitet për të mbajtur protestë kundër dënimit të Ervin Salianjit, duket se dhe Lulzim Basha nuk po qëndron “duarkryq”, teksa ish-partneri i tij politik është në qeli.
Deputeti demokrat ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës, ku ka ngritur zërin erdhe për arrestimi ne Salianjit. Në një postim në Facebook, ai shprehet se ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.
Ai shton se ka marrë si shembull mos respektimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe arrestimin e deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia.