Policia ka identifikuar një nga tre autorët e dyshuar të atentatit në “Don Bosko” ku u plagosën Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Ende nuk është bërë publik identiteti për shkak të hetimeve, ndërkohë që autoritetet vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje, hetimet për të cilën vijojnë të jenë ende të hapura
Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi janë dy personat që u plagosën në atentatin e ndodhur në Don Bosko, më 3 shtator. 45-vjeçari Elezaj mori dy plumba, një në gjoks dhe një në krahë, ndërsa 22-vjecari Renaldo Metushi, u plagos në këmbë. Ndaj Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushit u qëllua me 7 plumba.