Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë- Rrilë”.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se janë lënduar dy persona të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.
Njoftimi i policisë;
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 36-vjeçarja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksident.