Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
I lënduari është dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet lidhur me aksidentin, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë ndërprerja e rrugës nga motomjeti.