Një aksident i rëndë ka ndodhur paradite ne sotme në Durrës, ku një automjet ka përfunduar në kanal.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes nr 17 të qytetit bregdetar, ku drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë makina ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, teksa policia ndodhet në vendngjarje.