jë aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Patos, në zonën e quajtur “Lapidari i Portëzës”. Në përplasjen e ndodhur, një automjet tip “Alfa Romeo” është goditur nga një tjetër automjet tip “Toyota Yaris”.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit Toyota Yaris ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët janë angazhuar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe në normalizimin e trafikut, i cili për disa minuta ka patur vonesa të ndjeshme për shkak të ndalimit të rrugës.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të marrë masat e nevojshme për rikthimin në normalitet të qarkullimit rrugor.