Një aksident me vdekje ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë në fshatin Iballë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.
Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi Geg Prend Kola, 34 vjeç.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.
34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.
Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.
Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.