Një aksident është regjistruar disa minuta me parë në unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy makina.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Si pasojë e tij një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.