Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.
Një automjet ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, i cili ka mbetur i plagosur në incidentin që ndodhi disa minuta më parë.
Drejtuesi i biçikletës është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Gjendja e tij shëndetësore është ende në vlerësim nga mjekët, dhe është në pritje të informacioneve përsa i përket lëndimeve që ka pësuar.