Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit.
Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak. Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.
Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo.
Kujtojmë dhe në ndeshjen e parë të Egnatias kundër skuadrës boshnjake Banja Luka, tifozët kënduan thirrje raciste duke bërë që ndeshja të ndërpritej. Megjithatë, deri më tani UEFA nuk ka marrë asnjë masë.
VIDEO => https://rumble.com/v57h565-partizani-portieri-serb.html